FOTO/ Elseid Hysaj barazon legjendën Lorik Cana, FSHF: 93 herë nder kombëtar
93 ndeshje ka luajtur Elseid Hysaj me Kombëtaren, duke barazuar ish-kapitenin legjendar Lorik Cana. Në përballjen kundër Serbisë, Hysaj ia del të barazojë Canën me ndeshje si kuqezi. Një foto me shumë emocion është publikuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. ”Elseid Hysaj, rekordmen. Mbrojtësi i djathtë dhe Lorik Cana ndajnë rekordin për numrin më të lartë të ndeshjeve me Kombëtaren”,-shkruan FSHF.
KOHA JONË SONDAZH


