FOTO/ Fanella e zezë, uniforma e tretë që i ka sjellë fat Kombëtares në tre sukseset historike
Në sfidën kundër Moldavisë, ekipi kishte të vishur fanellën e tretë, atë të zezë. Pikërisht kjo uniformë ka shënjuar tanët në tre sukseset historike që mbahen mend nga të gjithë tifozët.
11 tetori i 2015, kur fitorja 0-3 në Armeni na dha të drejtën që për herë të parë të luanim në fazën finale të një Europiani, pikërisht “Francë 2016”. Autogoli i Kamo Hovhannisyan në minutën e nëntë, goli i Gjimshitit në të 23′ dhe Sadiku në minutën e 76 vulosnin fitoren që na dërgoi në Europian për herë të parë. Ishte fanella e zezë e veshur në atë takim.
Pas kalimit në finalet e “Francë 2016”, tanët humbën dy ndeshjet e para me Zvicrën (1-0) dhe Francën (2-0). Kundër helvetëve ne vishnim fanellën kuqezi, ndërsa kundër vendasve atë të bardhë. Në ndeshjen e tretë, fituar 1-0 kundër Rumanisë me gol të Sadikut. Shqipëria kishte veshur uniformën e zezë.
Në suksesin e fundit historik, atë barazim 1-1 kundër Moldavisë në transfertë, që na dha të drejtëm për “Gjermani 2024”, ekipi ishte veshur me uniformën e tretë, atë të zezë. Besëtytni apo jo, e zeza i ka sjellë fat Kombëtares.