FOTO/ Formacioni i Mourinhos si trajner i Arsenalit, 3 blerje të reja. Ja vendimi për Xhakën

Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e Arsenalin si pasues i spanjollit Unai Emery.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur shumë për një lëkundje të karriges së Emeryt te Arsenali shkaku i rezultateve jo të mira në fillim të sezonit.

Emri më i përfolur për ta pasuar spanjollin në stolin londinez është portugezi Jose Mourinho, shkruan SYRI.net.

Në rast emërimi në krye të ekipit nga “Emirates”, Mourinho do t’i kryente tri transferime të reja, dy në mesfushë dhe një në mbrojtje.

Në mbrojtje synimi do të ishte Toby Alderweireld i Tottenhamit, ndërsa në mesfushë Bruno Fernandes i Sporting Lisbonës dhe Decan Rice i West Hamit.

Por së fundmi tabloidi britanik “The SUN” ka publikuar formacionin e mundshëm të “topçinjve” ku në sy bie mungesa e Granit Xhakës që në fundjavë pati një incident me tifozët e Arsenalit.

Formacioni i mundshëm i Mourinhos te Arsenali:

SHKARKO APP