FOTO/ Gjesti unik dhe i veçantë nga Egnatia në kujtim të Dwamenas
Ylli ganez Raphael Dwamena humbi jetën pas një ataku kardiak të pësuar në fushën e blertë, duke shokuar si lojtarët në fushë, por të gjithë dashamirësit e këtij sporti të magjishëm.
Në përkujtim të 28-vjeçarit, i cili ishte dhe kapiteni i “rrogozhinasve” të Egnatias, këta të fundit kanë vendosur se simbolet dhe mënyra se si “bomberi” i sulmit festonte golat e tij do të jenë të vendosura në fanellat e të gjithë futbollistë.
“Gjithmonë me ne. Festimi i golit dhe simbolet e kapitenit do jenë të vendosura në fanellat e gjithë futbollistëve. Përjetë KAPITENI jonë”,-thuhet në njoftimin e plotë të klubit “rrogozhinas”.