FOTO/ I shkuan poshtë shtëpisë, pamjet kur kërcënohet Armand Duka

6 shtetas i shkuan në banesë presidentit të FSHF, Armand Duka disa ditë më parë, pasi më herët e kishin kërcënuar me sms. Siç shihet nga pamjet e siguruara këta 6 persona, përfshirë këtu Nazmi Selmanin, kreun e klubit “Iliria”, 3 djemtë e tij, Santiago, Brajan dhe Adolf Selmani, si dhe dy shtetasit e tjerë, Petrit Selmani dhe Redian Loci, kanë qëndruar përpara banesës së Dukës.

Motivi i ngjarjes dyshohet të ketë qenë mosgrumbullimin në Kombëtare të Gentianit, djalit të Nazmiut, i cili është lojtar në klubin e Tiranës.

Ndërkohë sot, Gjykata e Durrësit ka lënë në burg kreun e klubit “Iliria” Nazmi Selmani dhe dhe djalin e tij , pasi kanosën për shkak të detyrës kreune  FSHF, Armand Duka.

Ndërsa për Brajan Selmanin, Redian Locin dhe Santiago Selmanin u caktua masa “detyrim paraqitje”. Fillimisht, Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij, si edhe me shtetasit Petrit Selmani dhe Redian Loci, kanë kanosur me ‘sms’ kreun e FSHF-së. Pas kësaj, kanë shkuar në banesën e këtij të fundit në Durrës për ta kërcënuar nga pranë.

SHKARKO APP