Foto/ Ibrahimoviç edhe si investitor, blen rreth 1 mijë hektarë pyll në Suedi

Zlatan Ibrahimovic është duke u rikuperuar nga dëmtimi dhe kthimi nga pushimi në Suedi është planifikuar mes të martës dhe të mërkurës.

Por 39-vjeçari po mendon edhe përtej futbollit, në fushën e investimeve.

Ibra ka blerë një tokë të pyllëzuar në kufirin me Norvegjinë prej rreth një mijë hektarë (për të bërë një krahasim: Milanello shtrihet mbi 16 hektarë) duke shpenzuar një shumë prej afro 3 milionë eurosh, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Pylli ndodhet në zonën Are, zonë shumë e dashur për mbretërit suedez, zonë 39-vjeçari zotëron një vilë afër malit Copperhill ku gjatë pushimeve i përkushtohet gjuetisë, peshkimit e sporteve të tjera dimërore, për të cilat, shpjegon Gazzetta dello Sport, ka lejet e nevojshme.

Investimi i shtohet shtëpisë së liqenit Kälapannsjön e përdorur si bazë për udhëtime gjuetie dhe asaj të Tvärådalen.

SHKARKO APP