FOTO/ Kategoria e Parë, shkëputen skuadrat e kreut. Ndryshon renditja

Këtë të hënë u zhvillua ndeshja e fundit në Kategorinë e Parë, për javën e 21, ku Dinamo mposhti minimalisht Korabin në shtëpi.

Një fitore e rëndësishme për blutë, që rikthehen në vendin e dytë me 40 pikë, 1 pikë më pak se Skënderbeu kryesues dhe 2 më shumë se Flamurtari i vendit të tretë.

Korabi mban vendin e katërt me 32 pikë, e ndjekur nga Tomori me 30 pikë, dhe Besa e Apolonia me nga 28 pikë. Luzi mban vendin e tetë me 26 pikë, po aq sa edhe Burreli i vendit të nëntë. Ndjekin Tërbuni dhe Lushnja me nga 25 pikë. Renditja mbyllet nga Oriku me 21 pikë, Turbina me 20 pikë dhe Besëlidhja me 17 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?