FOTO/ Kupa e Shqipërisë, emrat e mëdhenj në fushë. Pesë ndeshje në një ditë

Kupa e Shqipërisë kthehet me ndeshjet e fazës së 1/8. Pesë ndeshje do të luhen prej kësaj të marte, ku në fushë zbresin Tirana, Partizani, Vllaznia, Kastrioti dhe Laçi. Përveç shkodranëve që sfidohen nga Bylis, ekipet e tjera elitare luajnë ndaj kundërshtarëve të një kategorie më poshtë.

Ndeshjet do të vijojnë të mërkurën, ku spikat derbi Erzeni-Teuta, teksa në fushë do të zbresin edhe Kukësi e Egnatia.

Ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8 do të luhen në datën 2 shkurt. Më pas, gjatë muajit mars nisin çerekfinalet, mes prillit dhe majit luhen gjysmëfinalet, për të kulmuar me finalen për trofeun më 1 qershor.

SHKARKO APP