FOTO/ Lufta me Armeninë, De Biasi sjell Azerbajxhanin në Shqipëri
Luftimet me Armeninë kanë bërë që ndeshja e nesërme, e vlefshme për Nations League, mes Azerbajxhanit dhe Qipros do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, raporton Ora News.
Fakti që kombëtarja azere drejtohet nga italo-shqiptari Gianni De Biasi ka bërë që të shihet Shqipëria si “shtëpia” e përkohshme e ekipit në fjalë.
Kombëtarja e Azerbajxhanit ka mbërritur tashmë në Shqipëri, ndërsa seanca e sotme është zhvilluar në stadiumin “Selman Stermasi” ku edhe pati një konferencë për shtyp, raporton Ora News.
Azerbajxhan-Qipro, e vlefshme për League C, Grupi 1 i Nations League luhet nesër në ora 18:00.
De Biasi dhe kombëtarja e Azerbajxhanit gjatë konferencë dhe stërvitjes në “Selman Stermasi”