FOTO/ ”Mund të shkruhet historia”, Rama takon çunat e Kombëtares: Shpresoj shumë që gjithçka të shkojë mirë
Pas ditësh mund të shkruhet historia për Shqipërinë. Kombëtarja kuqezi po ngjitet në maja, ndaj këtë të martë kryeministri Edi Rama ka takuar futbollistët e kombëtares. Takimi është bërë para ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Moldavisë të premten ku kuqezinjve u duhet një pikë për të siguruar kualifikimin në Europian. Kryeministri u ka thënë kuqezinjve se deri më tani e kanë nderuar fanellën dhe se e kanë ngritur nivelin me të lartë.
“Të them të drejtën, që kur ju kam parë juve në fillim, i thashë që mbaje mend që kjo punë ka për të shkuar mirë, sepse këta luajnë futboll. E them këtë në kuptimin që mbajmë topin.
Kemi bërë edhe disa fitore më parë, por top nuk kemi mbajtur me thënë të drejtën. Tani jeni përzier mirë, disa me eksperiencë, disa të rinj, kështu që unë erdha vetëm që t’ju shoh, t’ju uroj sukses. Unë shpresoj shumë të shkojë mirë. Detyrat e juaja ju i dini vetë, nuk ka nevojë t’ua tregoj unë e t’ju flas unë. Ju e keni nderuar këtë fanellë deri tani, e keni rrit shumë stekën dhe pritshmëritë”,-tha Rama.