FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Plas ‘lufta’ për fanellën e Neymar, në Barcelonë e djegin, te PSG nisin shitjet

Neymar ka paguar vetë prishjen e kontratës me Barcelonën, pas refuzimit nga ana e La Ligas dhe zyrtarisht nuk është më lojtar i klubit spanjoll.

Kjo ka irrituar tifozët, që menjëherë kanë djegur fanellën e brazilianit, duke e konsideruar si tradhti gjestin e Neymarit që të paguajë vetë klauzolën prej 222 milionë eurosh, pasi La Liga refuzoi çekun e PSG-së.

Tashmë Neymar mund të konsiderohet lojtar i PSG-së, teksa Barça ka kërcënuar brazilianin se do ta dërgojë rastin në UEFA, për të parë nëse lojtari ka pasur të drejtë të kërkojë prishjen e kontratës me Barcelonën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nëse në Barcelonë djegin fanellën e yllit brazilian, te PSG-ja kanë filluar shitjet. Neymar do të mbajë numrin 10 të cilin ja ka liruar Pastore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klubi francez, edhe pse ende nuk është zyrtarizuar transferimi i bujshëm, ka nxjerrë në shitje fanellën me numrin 10 me emrin e Neymar.

 

Image

 

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?