Foto sa 1000 fjalë, Malinovskyi publikon një imazh nga një stadium në Ukrainë
Një fotografi shpesh vlen sa një mijë fjalë. Ruslan Malinovskyi, sulmuesi i Atalantës, ka ndarë në rrjetet sociale imazhe nga qytetet e prekura nga lufta që nga pushtimi rus në Ukrainën.
Një foto është shumë domethënëse dhe tregon një krater të krijuar nga një bombë që shpërtheu brenda stadiumit të Mykolaiv. Një tjetër dëshmi, këtë herë e lidhur me botën e futbollit, e konfliktit të vazhdueshëm që rrezikon ekzistencën e njerëzve dhe që përballen çdo ditë me sfida nga më të ndryshmet. /R.Lika-Koha Jonë/
Mykolaiv Stadium. Morning. pic.twitter.com/w2cas1qMZd
— Ruslan Malinovskyi 🇺🇦 (@malinovskyi18) June 28, 2022
KOHA JONË SONDAZH

