FOTO/ Serbi i Flamurtarit nxjerr blof arbitrin pas ndeshjes: Kështu ndodh kur kërkon 11-metërsh!

Java e 18-të e Kategorisë Superiore ka sjellë polemika të tjera, teksa klubi më i pakënaqur nga gjykimi ishte padyshim Flamurtari.  Kjo për shkak të penalltisë të akorduar në minutat e fundit në favor të kampionëve si dhe rasteve të dyshimta gjatë ndeshjes.

Në një nga këto raste protagonist ishte futbollisti i vlonjateve, Igor Nedeljković, i cili me anë të një fotoje të publikuar tregon për goditjen e marrë në një moment të lojës.

Këmba e tij është komplet e nxirë dhe për këtë ironizohet: “Për specialistin e moviolës në një emision sportiv. Këto janë pasojat kur Flamurtari kërkon 11-metërsh”. Nedeljković në këtë rast ka nxjerrë blof arbitrin Eldorian Hamiti.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?