FOTO/ Sfida Shqipëri-Serbi, ka nisur hyrja e tifozëve në stadiumin ”Air Albania”. Ka kontrolle të imtësishme

Ndonëse atmosfera më e flaktë pritet në çdo cep të Tiranës, ka nisur hyrja e tifozëve në stadiumin ”Air Albania”, aty ku sonte në orën 20:45, Shqipëria pret në një sfidë të fortë Serbinë. Ashtu siç është parashikuar, ndaj tifozëve do të ketë kontroll të imtësishëm, ndërsa vlen të theksohet se nuk lejohen sendet. Çdo person që ka një biletë, do kontrollohet dy herë dhe më pas do të lejohet që të hyjë brenda. Kujtojmë që FSHF gjatë ditës ka bërë një njoftim sa i takon rregullave për futjen në stadium. Në stadium ka atmosferë të bukur siç shihet në videon e dërguar nga gazetari i ”Koha Jonë” Rozalb Lika, shoqëruar me këngë patriotike, siç është edhe ajo nga Capital T ”Albania”, kënga zyrtare e Kombëtares që kishte përgjatë rrugëtimit të Europianit 2024.

YouTube player

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?