FOTO/ Shkarkohet trajneri i skuadrës së Serie A, mund ta zëvendësojë Gattuso

Prej kohësh qarkullonin lajme se Igor Tudor, ishte shumë afër shkarkimit nga stoli i Udineses dhe sot ka ardhur zyrtarizimi, për largimin e tij.

Bardhezinjtë po kalonin një formë shumë të dobët në këtë fillim kampionati, teksa vetëm në dy ndeshjet e fundit u mposhtën 7-1 nga Atalanta dhe 4-0 nga Roma.

Pikërisht për këtë drejtuesit vendosën të shkarkojnë nga posti i trajnerit, Igor Tudor, dhe tashmë janë në kërkim të një trajneri të ri për të marrë vendin e kroatit.

Image

Sipas mediave italiane, alternativa e parë për të marrë vendin e 41-vjeçarit, është Genaro Gattuso.

Ish-trajneri i Milanit është i papunë që nga fundi i sezonit të kaluar kur u largua nga kuqezinjtë dhe e ardhmja e tij mund të jetë te Udinese.

Gattuso pëlqehet shumë nga drejtuesit e Udineses, të cilët dëshirojnë t’ia besojnë atij stolin e skuadrës.

SHKARKO APP