FOTO/ Skënderbeu rritje rekord në renditjen e re të IFFHS
Skënderbeu ka bërë një rritje rekord në renditjen e re të Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave në Futboll, e cila ka publikuar sot klasifikimin e 400 klubeve bazuar në statistikat dhe rezultatet për vitin 2017-të.
Ekipi korçar mban vendin e 47 në renditje bashkë me AEK Athens duke përmirësuar klasifikimin me 378 pozicione nga viti 2016. Paraqitja e mirë në Europa League ka ndikuar në këtë klasifikim që përllogarit edhe rezultatet në kampionatin vendas. Skënderbeu lë pas shumë ekipe të njohur si Borussia Dortmund, Ajax e Schalke apo edhe Partizan Beograd që e mbylli në vendin e dytë në grupin e Europa League.
Në këtë listë me 400 ekipe nga e gjithë bota është edhe Kukësi që renditet i 306. Klasifikimi udhëhiqet nga Real Madrid, që ndiqet nga Gremio dhe Mançester Junajtid.

KOHA JONË SONDAZH

