FOTO/ Tifozët masakrojnë statujën e Ibrahimovic

Aktet e turpshme ndaj statujës së yllit të futbollit botëror, Zlatan Ibrahimovic nuk kanë të ndalur.

Objekti prej 3 metrash i vendosur pranë stadiumit të ish klubit të tij suedez, Malmo ka rënë pre e dëmtimeve të shumta. Mbrëmjen e djeshme, statuja e Zlatan ka pësuar thyrje të hundës.

Kjo nuk është hera e parë që statuja e Ibrahimovic bie pre e sulmeve të tilla. Në tetor, statuja ka qenë në shënjestër të disa rasteve në protestë për investimet e fundit të lojtarit në rivalët e tyre, Hammarby.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në nëntor, statujës iu vendos zjarri, ndërsa tashmë skulptura ka pësuar spërkatje me bojë argjendi dhe një këmbë të sharruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?