Fotolajm/ Ekipi kuqezi mbërrin në stadiumin e Leskovacit
Ekipi që do të luajë kundër Serbisë dhe stafi kuqezi kanë mbërritur rreth orës 19:20 në stadiumin ”Duboçica” ku në orën 20:45 luhet Serbi-Shqipëri. Forca të shumta të policisë serbe shoqëruan ekipin tonë. Pesë mijë policë janë të gatshëm për të ruajtur sigurinë në Leskovac.
Në stadium do ketë edhe afro 100 shqiptarë, staf i Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtues klubesh nga Shqipëria dhe gazetarë që ndodhen me detyra pune. Në bazë të një marrëveshje mes federatave respektive, në duelet mes Shqipërisë dhe Serbisë ose anasjelltas, nuk do ketë tifozë kundërshtarë.
KOHA JONË SONDAZH


