Franca ankohet për gjyqtarin në FIFA në lidhje me golin e anuluar të Griezmann
Franca pësoi një humbje ditën e djeshme kundër Tunizisë, por që do të ndikonte pak në renditjen e përgjithshme në grup. “Gjelat” nuk e pritën mirë anulimin e golit të Griezmann në fundin e ndeshjes dhe po përgatisin një ankesë në FIFA.
Skuadra franceze ishte e sigurt se kishte barazuar, pas krosimit të Aurelien Tchouameni, me topin që u shty në rrjetë nga Antoine Griezmann.
Në konferencën për shtyp, trajneri i bluve Didier Deschamps ka shprehur dyshime: “Arbitri ka bilbil për fillimin dhe fundin e ndeshjes. A ka të drejtë ti rikthehet rastit? Unë nuk jam i sigurt.
Sipas protokollit të VAR, nëse loja rifillon pasi është ndërprerë, gjyqtari nuk mund të bëjë një analizë, përveç në rast të një shkeljeje skualifikuese si sjellje e dhunshme etj”, deklaroi Deschamps.