Franca fiton ndaj Portugalisë së Ronaldos, Zvicra ndal Spanjën (VIDEO)

Liga e Kombeve rezervoi emocione të shumta mbrëmjen e sotme, me duele shumë interesante. Franca mori një triumf të merituar 1-0 kundër Portugalisë në transfertë. Sfidën e vendosi një gol i shënuar nga N’golo Kante në minutën e 54-të, pas një aksioni shumë të mirë të Rabiot, i cili ishte më i miri në fushë. Yjet e Portugalisë me Ronaldon në krye nuk mundën që të gjenin as golin e barazimit.

Gjermania mori një fitore me përmbysje 3-1 kundër Ukrainës. Sfida nisi në malore për “pancerat”, që e panë veten në disavantazh pas 12 minutash, teksa do të shënonte Yaremchuk. Reagimi i Gjermanisë ishte fantastik duke përmbysur rezultatin që në pjesën e parë me Sane dhe Werner, ndërkohë që në fraksionin e dytë sulmuesi i Chelsea-t vulosi fitoren.

Spanja nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim 1-1 kundër Zvicrës. Freuler kaloi në avantazh helvetet, ndërkohë që ë pjesën e dytë Sergio Ramos humbi dy penallti. Gjithsesi në fundin e ndeshjes të ndihmuar dhe nga dalja me karton të kuq e Elvedit 10 minuta nga fundit, Gerard Moreno do të shënonte. Suedia fitoi 2-1 ndaj Kroacisë me gola të shënuar nga Kulusevski dhe Danielson, i cilinë fakt realizoi edhe në portën e tij. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP