Franca fitore me vuajtje ndaj Australisë, i shpëton një gol aksidental i Pogba (VIDEO)

Franca vuan shumë për të marrë tre pikët e para në Kupën e Botës, teksa në provën e parë kanë fituar në shifrat 2-1 ndaj Australisë. “Gjelat” edhe pse ishin dukshëm favrit në letër, nuk arritën që të dilnin në lojën e tyre, duke u vendosur në vështirësi nga mbrojtja e vendosur në mënyrë fantastike nga australianët.
Ndeshja u hap nga dy penallti brenda 5 minutash gjatë pjesës së dytë. Fillimisht ishin “Gjelat” që fituan një 11-metërsh në minutën e 56-të, teksa Antonie Griezmann u rrëzua brenda zonës në mënyrë të parregullt nga Risdon. Gjyqtari u ndihmua nga “VAR” për të marrë vendimin për t’i dhënë francezëve mundësinë për të kaluar në avantazh. Nga pika e bardhë shkoi vetë Griezmann, i cili e dërgoi topin në cepin e portës, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit.
4 minuta më pas Australia fiton një penallti, pasi Umtiti preku topin me dorë brenda zonës. Janikak u tregua i saktë nga pika e bardhë. Deschamps luan “kartat” e fundit duke hedhur në fushë disa prej talenteve, ndërkohë që dueli zgjidhet nga një gol aksidental, 9 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Pogba godet në hyrje të zonës, teksa topi devijohet nga një prej mbrojtësve dhe më pas kalon vijën fatale të portës, teksa arbitri u ndihmua dhe nga “Goal-line technology”.
Franca në këtë mënyrë merr 3 pikët e para në grupin C, ndërkohë që në orën 18:00 luhet dueli Peru-Danimarkë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

