Franca kërkon përjashtimin e Rusisë nga Botërori i ardhshëm

Franca është e gatshme që të kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Botërori i ardhshëm. Ka qenë vetë presidenti i federatës franceze të futbollit, Noël Le Graët, që ka dhënë këtë lajm në një intervistë për “Le Parisien”.

Federata transalpine do të kërkojë në mënyrë simbolike përjashtimin e Rusisë nga Botërori i ardhshëm që do të zhvillohet nga 21 nëntori deri në 18 dhjetor në Katar, për shkak të luftës në Ukrainë.

“Nuk kam biseduar akoma me federatat e tjera, nëse janë dakord me përjashtimin e Rusisë nga Botërori i ardhshëm. Ky është impulsi im i parë. Zakonisht besoj se sporti i afron njerëzit dhe largon tensionet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kjo është e tepërt. Dhe bota e sportit dhe futbolli në veçanti nuk mund të qëndrojë neutral. Sigurisht që nuk do të jem kundër përjashtimit të Rusisë”, ka thënë Noël Le Graët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?