Franca merr dy lajme të mira në prag të gjysmëfinales ndaj Marokut
Trajneri i Francës, Didier Deschamps do të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët për gjysmëfinalen e sotme ndaj Marokut.
Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano munguan ditën e djeshme në stërvitje, për shkak të gripit dhe dukej se do të humbisnin dhe gjysmëfinalen, por Presidenti i Federatës Franceze së Futbollit, Noel Le Graet ka deklaruar të kundërtën ditën e sotme.
“Kisha përshtypjen se kushdo që ka pasur grip apo ftohje është mirë këtë mëngjes. Të dy ka të ngjarë të jenë nga minuta e parë në fushë”, është shprehur Presidenti i FFF.