Franca mund me përmbysje Gjermaninë, Griezmann heroi i “gjelave” (VIDEO)

Franca nuk njeh rivalë. Kampionët e Botës kanë fituar me përmbysje 2-1 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Pancerat e nisën mjaft mirë ndeshjen duke fituar një 11-metërsh në minutën e 14-t, pas një prekje të topit me dorë nga Kimbebe. Nga pika e bardhë shkoi Toni Kroos që ekzekutoi shumë saktë.

Me gjithë reagimin e Francës, pjesë e parë u mbyll me avantazhin e Gjermanisë, ndërkohë që në minutën e 62-tëm “Gjelat” gjetën golin e barazimit. Griezmann shënoi me kokë, pas një pasimi të Hernandez. Loja është shumë e hapur me të dyja kombëtaret që humbasin shanse  të shumta, por vendasit janë më të saktë.

10 minuta nga fundit, Matuidi fitoi një penallti, teksa nga pika e bardhë shkoi Griezmann, duke mposhtur për herë të dytë Neuer. Gjermania mban vendin e fundit në Grupin 1, në Ligën A, duke mos pasur asnjë mundësi për të kapur vendin e parë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?