Franca përmbys Spanjën në “San Siro” dhe merr trofeun e Ligës së Kombeve (VIDEO)

Franca është fituese e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve. “Gjelat” triumfuan me përmbysje 2-1 ndaj Spanjës në finalen e zhvilluar në stadiumin “San Siro”. Pjesa e parë dhuroi emocione, por pak raste shënimi me të dyja ekipet studiuan lojën e njëra-tjetrës.

Në minutën e 64-të, pas një kundërsulmi, Oyarzabal arrin të fitojë duelin ndaj Upamecano dhe më pas e dërgoi topin në cepin e portës së Lloris.  Franca kundërpërgjigjet menjëherë, pasi që në aksionin e parë gjen një super gol me Karim Benzema, i cili realizoi në trekëndëshin e portës.

Ky gol i dha më shumë besim Francës që arriti që të shënonte dhe golin e dytë 10 minuta nga fundi i ndeshjes. Kylian Mbappe brenda zonës bën gjithçka mjaft mirë, duke mposhtur portierin Simon. Kujtojmë që edicionin e parë e fitoi Portugalia dy sezone më parë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP