Franca shpall listën e lojtarëve, Deschamps: Mbappe shumë i motivuar!

Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps, ka folur gjatë në një konferencë për shtyp, duke prekur disa çështje të rëndësishme rreth “Bleus”.

Në lidhje me mesfushorin e ri Manu Koné, Deschamps e vlerësoi lart duke e cilësuar “një lojtar të nënvlerësuar, me potencial të madh dhe shumë i aftë në rikuperimin e topave, pavarësisht vështirësive në minutat e para të ndeshjeve”.

Për Kylian Mbappé, trajneri pranoi se viti 2024 ka qenë i ndërlikuar për shkak të ndryshimit të klubit, por theksoi se kapiteni është i uritur, i motivuar dhe i lidhur fort me fanellën e Francës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për Marcus Thuram, Deschamps sqaroi ndryshimin e rolit mes Interit, ku luan në një dyshe sulmuese, dhe kombëtares, ku shpesh përdoret si sulmues krahu. Në rastin e Kolo Muani, ai shprehu shqetësim për minutat e pakta në dispozicion të lojtarit dhe u shpreh se pret një zgjidhje për situatën e tij “para ditës së hënë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri foli edhe për çështjen e kapitenit: “Kapiteni është Kylian, por nuk është vetëm: ai duhet të mbështetet tek liderë të tjerë brenda grupit”. Ai shtoi gjithashtu se Zaire-Emery mund të grumbullohet me U-21, duke pranuar se kalimi nga ekipi i parë në kombëtaren e të rinjve është një sfidë psikologjike për lojtarin e ri.

Lista e plotë e lojtarëve të thirrur nga Deschamps

Portierë: Chevalier, Maignan, Samba

Mbrojtës: Digne, Gusto, Lucas Hernandez, Théo Hernandez, Konaté, Koundé, Saliba, Upamecano

Mesfushorë: Doué, Koné, Rabiot, Tchouaméni, Khéphren Thuram

Sulmues: Akliouche, Barcola, Cherki, Dembélé, Mbappé, Marcus Thuram, Olise

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?