Franca shumë e fortë për Argjentinën, “Gjelat” këndojnë në Kazan (VIDEO)

Franca është çerekfinalistja e parë e Kupës së Botës. “Gjelat” morën një fitore spektakolare me përmbysje ndaj Argjentinës në shifrat 4-3, duke u konfirmuar si një nga skuadrat favorite për në Rusi.

Ndeshja nisi me shumë ritëm, teksa Griezmann dha sinjalin e parë, duke tronditur shtyllën që në fillimin e duelet. Në minutën e 11-të, Mbappe ka shpërthyer në një aksion personal, duke detyruar Rojon, që të shkaktojë faull në zonë. Nga pika e bardhë shkon Griezmann, duke mposhtur portierin Armani, i cili nuk ka mundur të kuptojë krahun e gjuajtjes. 4 minuta nga fundi i pjesës së parë, Angel Di Maria shënon një super gol, pas një goditje shumë të bukur në hyrje të zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Albicelestët” marrin zemër nga goli dhe në fillimin e pjesës së dytë, gjejnë avantazhin me Mercadon, i cili devijon në rrjetë një goditje të Messit. Zgjati vetëm 9 minuta avantazhi i Argjentinës në pjesën e dytë ndaj Francës. Në minutën e 57-të Pavard shënoi ndoshta golin më të bukur të Botërorit të Rusisë. Në minutën e 68-të, Mbappe realizoi golin e dytë personal, pas një asisti shumë të bukur të Giroud në hyrje të zonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në minutat shtesë, Aguero shënoi golin e tretë për Argjentinën, por Franca ruajti deri në fund avantazhin, duke siguruar një vend në çerekfinale, ku do të përballen me fituesin e çiftit Uruguai-Portugali më 6 korrik në orën 16:00. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?