Franca shumë e fortë për Italinë, e mund lehtësisht në miqësore (VIDEO)

Franca ka fituar me lehtësi testin miqësor ndaj Italisë në përgatitjet për Kupën e Botës. Skuadra e Deshamp triumfoi në shifrat 3-1. Gjelat kaluan në avantazh që në minutën e 8-të me Umtiti, i cili shfrytëzoi më së miri një shpërqëndrim në zonën e axurrëve. Dzfishimi erdhi në mnitën e 29-të, teksa Grizman e kishte të thjeshtë për të mposhtur nga pika e bardhë portierin Sirigu.

Italia provon të reagojë, teksa gjen golin që rihap ndeshjen me Bonucin, por që nuk shërbeu shumë për ekipin e Mancinit. Në pjesën e dztë në minutën e 63-të, Dembele shënoi një gol spektakolar, pas një goditje mjaft të bukur në hyrje të zonës. Franca duket gati për Kupën e Botës, ndërkohë që Italia ka ende shumë punë përpara. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?