Franca siguron kualifikimin për në Kupën e Botës, triumfon edhe Italia

Kombëtarja e Francës është bërë skuadra më e re që ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror 2026, pas një fitoreje bindëse 4-0 ndaj Ukrainës. “Gjelat” dominuan ndeshjen nga fillimi në fund, duke vulosur kualifikimin me autoritet dhe duke i dhënë fund llogarive në grup.

Ndërkohë, Norvegjia bëri detyrën në sfidën e pasdites kundër Estonisë, duke fituar 4-1, por kualifikimi i saj do të vendoset të dielën. Arsyeja: Italia arriti një fitore të vonshme në transfertë ndaj Moldavisë, duke shtyrë festën norvegjeze edhe për një ndeshje tjetër.

Mbrëmja ishte shumë e zymtë për Portugalinë dhe Cristiano Ronaldon. Luzitanët u mposhtën 2-0 nga Irlanda, duke e komplikuar maksimalisht rrugën drejt Botërorit dhe duke e shtyrë përballjen vendimtare në ndeshjen e fundit të grupit. Për më tepër, Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq, një episod që shënon mbylljen e fushatës së tij të fundit kualifikuese në karrierë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?