Franca zgjedh kapitenin e ri pas mungesës së Mbappe
Kush do të jetë kapiten i Francës në dy ndeshjet e ardhshme, në mungesë të Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann? Një pyetje që bëjnë shumë njerëz dhe që sot tërheq vëmendjen e portaleve kryesore transalpine.
I përzgjedhuri për të qenë kapiten i “gjelave” është Aurélien Tchouaméni, mesfushori i Realit të Madridit që fitoi garën e brendshme me Jules Koundé.
Një zgjedhje që ka mërzitur Maignan, i cili shprehu “zhgënjim të fortë” dhe zhgënjim të madh. Ish-lojtari i Lille-s konsiderohet nga të gjithë si një lider dhe kjo u pa veçanërisht në shtator, kur foli në dhomat e zhveshjes, duke qortuar edhe Kylian Mbappen.