“France Football” elozhe për Piolin: I nënvlerësuar, një trajner që vlen!

Stefano Pioli, një trajner “që vlen”, kështu e ka titullar shkrimin France Football duke i dedikuar dy faqe trajnerit të Milanit, i cili po bën një kampionat të shkëlqyer. “Rezultatet fantastike të Milanit në vitin 2020 kanë përmbysur mendimet për këtë trajner të nënvlerësuar, shumë shpejt i konsideruar si zëvendësues luksi, i aftë që të çojë deri në fund projektet “ambicioze”.

France Football më tej ka bërë edhe një përshkrim të karrierës së italianit me shumë ulje-ngritje. “Stefano Pioli është konsideruar nga shumë drejtues si një trajner që është i aftë që të vendosë qetësinë në dhomat e zhveshjeve dhe që u jep mundësi të rinjve. Një “normalizues”, thonë italianët, i aftë vetëm në fazat e tranzicionit. Skuadrat nuk e shihnin si një kapiten për një rrugëtim të gjatë. Të paktën për këtë aspekt, këtë gjë ka arritur që ta tregojë më së miri te Milani i këtij sezoni”, shkruan gazeta e njohur franceze. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP