“France Football” zbulon pse la jashtë garës për “Topin e Artë” Neymarin
“France Football” ka publikuar listën zyrtare të 30 lojtarëve që janë kandidatë për “Topin e Artë” të vitit 2019. Dhe, si çdo vit, lindin diskutime sa i përket listës së futbollistët. Një nga lojtarët që ka shkaktuar më shumë zhurmë është Neymar.
Fenomeni i Paris Saint-Germain është lënë jashtë së bashku me emra të tjerë të mëdhenj si Oblak, Modric, Kane dhe Suarez. Braziliani ka qenë në listën e lojtarëve pretendentë në sezonet e fundit, ndërkohë që së fundmi gazeta franceze ka publikuar edhe arsyet e mungesës së tij. Së pari lidhen me sjelljen negative të Neymar ndaj zyrtarëve të UEFA-së, të cilët e çuan në skualifikim, ndërkohë që goditi edhe një tifozë gjatë finales së Kupës së Francës.
Nuk ka ndikua jo pak edhe fakti që nuk ka pasur rezultate të mira me PSG, ndërkohë që në fund jo pak ndikim ka pasur edhe mungoi dhe transferimi te Barcelona. Kjo është hera e parë pas 9 vitesh që nuk bën pjesë në listën e 30 lojtarëve më të mirë sipas “France Football”. /R.Lika-Koha Jone/