Francezët vazhdojnë gafat, ngatërrojnë Shqipërinë për herë të dytë (VIDEO)
Aktualitet Sporti E Enjte, 30 Shtator 2021 16:40
Pas incidentit të pakëndshëm që u krijua në minutat para fillimit të ndeshjes, kur në vend të himnit të Shqipërisë u vendos gabimisht ai i Andorës, organizatorët francezë vendosën të kërkojnë falje, por sërish bënë një gabim të dytë.
Zëri që u dëgjua në altoparlantët e stadiumit, u kërkonte falje tifozëve të Armenisë, jo të Shqipërisë, për gabimin që ishte bërë me ngatërrimin e himnit në minutat e para.
KOHA JONË SONDAZH

