Francezi jashtë projektit të Chelsea-t, Milani destinacioni i preferuar
Axel Disasi po i jep përparësi një transferimi te Milani, duke lënë pas West Ham në garën për shërbimet e tij.
Mbrojtësi i Chelsea-t ndodhet aktualisht në bisedime me të dy klubet, në prag të një lëvizjeje të mundshme në formë huazimi.
Hyrja e Milanit në negociata ka ndryshuar balancat, me kuqezinjtë që po punojnë për të bindur si lojtarin, ashtu edhe klubin londinez. Ndërkohë, West Ham mbetet në pritje të një përgjigjeje dhe po eksploron alternativa për përforcimin e repartit mbrojtës.
“Çekanët” kanë paraqitur gjithashtu një ofertë prej 12 milionë paundësh për mbrojtësin e Southampton, Taylor Harwood-Bellis, në përpjekje për të siguruar një zëvendësim në rast se Disasi zgjedh San Siron
KOHA JONË SONDAZH

