Franck Ribery tradhton Francën: Dua nënshtetësinë gjermane!
Pas aktorit të njohur Gerard Depardieu një tjetër francez me famë është gati të braktisë atdheun e tij, Francën. Franck Ribery shpërthen nga gjithë pakënaqësinë që ka akumuluar brenda vetes. “Me Francën e kam mbyllur, por dua të marr nënshtetësinë Gjermane.” Verën e kaluar para Botërorit, Ribery vuante një dëmtim në shpinë. I kërkoi leje kombëtares franceze për t’u kuruar nga Muller-Ëolfhart, mjek i klubit bavarez, por kërkesa e tij nuk u pranua. Problemet me shpinën nuk u zgjidhën dhe Ribery u detyra të humbiste botërorin. Në mesin e gushtit lajmëroi tërheqjen nga kombëtarja, ndërsa tani ka vendosur se nuk do të ketë të bëjë më fare me Francën. – “Jam i zhgënjyer, jam me të vërtetë i zhgënjyer për atë që ndodhi para Botërorit. Për dy vjet bëra gjithçka që të arrinim në Brazil. Në fushatën eliminatore isha ai me më shumë gola dhe më shumë asiste. Franca ishte në Brazil falë meje, por gjithçka tanimë ka kaluar.” Më pas Ribery bëri të ditur vendimin e tij drastik. Edhe në të kaluarën kishte dhënë deklarata duke përdorur hiperbola, si për shembull kur u shpreh se dëshiron të qëndrojë te Bajerni deri në 2080. – “Dua të marr nënshtetësinë gjermane. Besoj se do të qëndroj në Mynih edhe pasi ta mbyll karrierën. E bëj këtë për veten dhe për familjen. Jetojmë dhe ndajmë së bashku mentalitetin gjerman. Fëmijët e mi shkojnë në shkollë dhe kanë miq këtu. Ime bijë, Hiziya, më vë në lojë për gjermanishten time, ndërsa im bir Saif ka lindur këtu dhe mundet madje që të luajë për kombëtaren gjermane. Shpresoj që kjo të ndodhë pasi ka një të majtë fantastike si ajo e Robben.”
KOHA JONË SONDAZH

