Frankfurti fiton Europa League falë serisë së penalltive, vendimtare gabimi i Ramsey (VIDEO)

Eintrach Frankfurt është fitues i Europa League për vitin 2022. Skuadra gjermane fitoi në serinë e 11-metërshave, pasi koha e rregullt u mbyll 1-1.

Ndeshja nisi më mirë për Frankfurtin, që do të kalonte në avantazh në minutën e 57-të, me Joe Aribon, që do të shënonte golin e avantazhit pas një gabimi në mbrojtje nga një mbrojtës i Frankfurtit. Skuadra gjermane reagoi mjaft mirë duke krijuar shanse të shumta.

Santos Borre devijoi topin në kuadrat pas një asisti fantastik që mori nga krahu i majtë. Ndeshja nuk do të prodhonte më gol tjetër në kohën e rregullt, duke e dërguar duelin në shtesë. Gjithsesi as pas 120 minutash rezultati nuk do të ndryshonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Finalja shkoi në ruletën e penalltive, atje ku Frankfurti fitoi 5-4, ku vendimtare ishte gabimi i Ramsey te Rangers. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?