Frattesi kërkon largimin nga Interi, Roma shfaq interesim për të

Pas humbjes në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Milanit, tek Interi ka probleme edhe jashtë fushave të lojës.

Bëhet fjalë pë Davide Frattesin, i cili kërkon më shumë hapësirë ​​dhe që përmes agjentit të tij ka kërkuar largimin. Interesim për të së fundmi ka pasuyr nga skuadra e Romës, që e dëshironte që në vitin 2023, kur zgjodhi zikaltrit.

Interi është gati që ta lërë të lirë për t’u larguar, por për shifrën e 45 milionë eurove. Vercdhekuqtë synojnë ta huazojnë, por një gjë e tillë vështirë se do të pranohet nga ekipi i Inzaghit.

 

SHKARKO APP