Freiburg pësoi gol me 10 lojtarë, Hofler ishte në … tualet!

Ku ishte Nicolas Höfler në momentin e golit të dytë të Fortuna Düsseldorf? Freiburg pësonte golin e 2-0 e ai nuk ishte absolutisht në fushë e jo vetëm në mënyrë metaforike, por fizike: 29-vjecari nuk gjendej askund në fushën e Stadiumit.

Për një arsye shumë të thjeshtë: Höfler duhet të shkonte patjetër në tualet. Mesfushori me tiprare mbrojtëse mungonte në mbrojtjen e portës së tij e pas një goditje nga këndi.

Erik Thommy i Düsseldorf vrapoi drejt portës së Freiburg pa asnjë problem, duke shënuar golin e sigurisë në favor të Fortuna e Hofler duhet të ishte në fushë, por me shumë mundësi po merrej ende me nevojat fiziologjike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?