Frika nga koronavirus, Kante braktis stërvitjen te ekipi i Chelsea-t

Ekipet e Premier League kanë rinisur stërvitje me grupime jo më shumë se 5 apo 6 lojtarë, nga ekipi i Chelsea vijnë lajme jo të mira lidhur me koronavirusin. Mesfushori Ngolo Kante, i është frikësuar një infektimi të mundshëm dhe i ka kërkuar klubit londinez të mos stërvitet në qendrën sportive.

Futbollisti francez iu nënshtrua testimit të martën, përpara rikthimit në stërvitje edhe rezultoi negativ, por disa shqetësime së fundmi, e kanë trembur 29-vjeçarin, i cili është kthyer në shtëpi me miratimin e klubit.

Mbrojtësi i Watford Adrian Mariapa ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe është izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.

SHKARKO APP