Frikë nga Covid-19, tifozët dhe lojtarët kundër diktatorit Lukashenko!
Bjellorusia është vendi i vetëm në europë ku ende vijon të luhet futboll, madje edhe më tifozë, pavarësisht emergjencës nga coronavirus ku është përfshirë i gjithë kontinenti i vjetër. Ky vendim i marrë nga presidenti i vendit ka sjellë pakënaqësi dhe frike, mbi të gjitha tek tifozët.
Dy grupime, tifozët e Neman Hrodna dhe të Shakhtyor Saligorsk kanë kërkuar që të ndalet kampionati në vend dhe se kanë vendosur të mos shkojnë më në stadium, ndër të tjera i bëjnë thirrje edhe tifozëve të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë. Edhe lojtarët që militojnë në kampionatin vendas kanë shprehur shqetësimin e tyre në sindikatën ndërkombëtare të futbollistëve. Në Bjellorusi deri më tani rezultojnë zyrtarisht 163 të prekur nga Covid-19.