FSHF do të nënshkruajë memorandum bashkëpunimi me UNICEF

FSHF dhe UNICEF do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi këtë të enjte në praninë e Presidentit të Federatës së Futbollit, Armand Duka dhe përfaqësuesit të UNICEF në Shqipëri,  Murat Sahin.

Në kuadër të nismës së ndërmarrë nga FSHF, për partneritet me disa organizata në Shqipëri, ky memorandum vjen si një ftesë për bashkëpunim me UNICEF, për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve përmes futbollit.

Në aktivitetin që do të zhvillohet të enjten në “Shtëpinë e Futbollit”, dy organizatat do të zotohen për arritjen e objektivave të përbashkëta dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.

SHKARKO APP