FSHF hap aplikimet për licencimin e klubeve për edicionin 2022-23, vendosen 5 kritere

Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në Federatën Shqiptare të Futbollit ka informuar të gjithë klubet se ka filluar procesi i licencimit të klubeve aplikante për një licencë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2022-23.

Ky proces do të përmbyllet më 31 mars 2022, sipas afateve të vendosura nga FSHF dhe UEFA. Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në Sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur me sukses këtë proces.

Kriteret që duhet të plotësohen janë kriterin sportiv, ai i infrastrukturës, kriteri i administratës dhe personelit, kriteri ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me i rëndësishëm në raport me kriteret e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu si edhe në vitin e shkuar, Sektori i Licencimit do të organizojë workshop, seminare dhe takime bilaterale me të gjithë klubet aplikante për licencë, për t’i asistuar dhe ndihmuar në këtë proces.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?