FSHF investon dhe në dy stadiumet “Selman Stërmasi” dhe “Skënder Halili”

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të bëjë dy investime të rëndësishme në infrastrukturën e futbollit. Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së pak ditë më parë, pas vendimit për të ndërhyrë në rikonstruksionin e stadiumit të Lushnjes dhe ndërtimin e tre fushave të reja, anëtarët morën një tjetër vendim të rëndësishëm sa i përket përmirësimit të infrastrukturës.

Në bashkëpunim me klubin e Tiranës, Federata e Futbollit ka vendosur që të ndërhyjë në rinovimin e fushave të stadiumit “Selman Stërmasi” dhe në fushën e kompleksit “Skënder Halili”.

Tirana do të rinovojë bazamentin e stadiumit ndërsa ndërhyrja e FSHF-së konsiston në tapetin e ri të barit, që do të jetë natyral, ndërsa në kompleksin “Skënder Halili”, klubi i Tiranës do të mbulojë sërish rinovimin e bazamentit, ndërsa tapeti i ri do të mbulohet tërësisht nga FSHF-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto janë dy investime të tjera të rëndësishëm në infrastrukturë sportive, pas disa investimeve të tjera që janë në proces apo që kanë përfunduar tanimë nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?