FSHF: “Lajmi” i trukimeve, mashtrim. Leci: Nuk kam folur fare për trukime

Pas lajmit të pubikuar në mediat suedeze mbi deklaratat e fubtollisit Liridon Leci ka reaguar Federata Shqiptare e Fubtollit. 

Reagim zyrtar i FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të informojë mediat dhe opinionin futbolldashës, në lidhje me deklaratat krejtësisht të pabaza, të futbollistit Liridon Leci, në një “uebsite” suedez fotbollskanale.se, dhe të botuara në mediat sportive shqiptare.   indinjuar ndaj deklaratave të tilla, të gënjeshtërta, të pabaza dhe fyese për institucionin tonë dhe për Presidentin Armand Duka, FSHF ka reaguar me këtë qëndrim: Komentet e bëra prej tij, në një ëebsite suedez, janë trillime dhe aluçinacione dashakeqëse. Ato kanë për qëllim, të hedhin baltë mbi institucionin tone, mbi Presidentin dhe emrin e futbollit shqiptar. Personi në fjalë, gënjen me këtë qëllim në mendje ose e bën këtë, për tu shndërruar në personazh mediatik. Liridon Beci nuk ka pasur asnjëherë kontakte me zyrtarë të FSHF, aq më pak me Presidentin Armand Duka, të cilin mund ta ketë parë vetëm në TV dhe pastaj fantazon, ç’ ka i vjen ndër mend. FSHF, e ka shprehur gjithmonë qëndrimin e saj, për të mbrojtur lojën e ndershme e rezultatin real dhe është në luftë të hapur ndaj fenomeneve të tilla. Në lidhje me këto deklarata, krejtësisht produkt i një fantazie të shfrenuar dhe dashakeqe, Federata vuri në dijeni Federatën e Futbollit të Kosovës, për shkak se futbollisti në fjalë, luan në Ligën Kosovare. Nga ana tjetër, Federata i kërkoi menjëherë juristëve të saj, që të mbledhin materialin e nevojshëm ligjor, provat për këtë rast dhe të ndërmarrin të gjitha hapat për të vënë përpara drejtësisë për shpifje, personin në fjalë ose personat që kanë lidhje me këto shpifje. Gjithashtu, ajo i bën thirrje mediave që të na mbështesin e ndihmojnë, në luftën ndaj fenomenit negativ të trukimeve. Por ata, duhet të jenë korrektë dhe të mos abuzojnë duke publikuar akuza krejtësisht të gënjeshtërta të individëve, në çfarëdo media të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liridon Leci: S’kam përmendur Dukën, janë shpifje të gazetareve nga Shqipëria

Swiss Digital Mobile Reklama

I akuzuari nga mediat suedeze për trukim ndeshjesh, Liridon Leci, ka mbetur i habitur me tekstin e nxjerrë nga videoja e dytë e publikuar mbrëmë.  Në sajtin “fotbollskanalen.se”  thuhet se lojtari gjatë bashkëbisedimit me dy gazetarë, ka përmendur emrin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili sipas tij, i ka dhënë pasaportën shqiptare për shkak të trukimeve të ndeshjeve. Këto janë mohuar kategorikisht nga Leci, i cili mbetet i befasuar se si ka dalë emri i Dukës në bashkëbisedimin, në të cilin thotë se nuk e ka përmendur kurrë. – “Jam i befasuar dhe i tronditur kur e kam parë se është përmendur Armand Duka tek pasaporta,” – theksoi Leci.  -“Nuk e di nga e kanë nxjerrë këtë emër, kur unë jam shumë i vetëdijshëm që nuk e kam përmendur. Unë nuk kam asnjë lidhje me të, dhe as me ato akuza që më janë vënë. Me Dukën nuk jam takuar asnjëherë, vetëm në TV e kam parë”, thekson Leci, duke sqaruar se si e ka marrë pasaportën shqiptare.” – shprehet ai . – “Unë kam luajtur në Shqipëri ku edhe kam jetuar për pesë vjet e gjysmë. I kam kryer të gjitha obligimet shtetërore për t’u pajisur me pasaportë, të cilën e kam merituar”.  Leci thotë se ka qenë në dijeni për videon e inçizuar, e cila sipas tij, ishte bërë pak ditë pas videos së parë. – “Videoja ka ndodhur direkt pas videos së parë, ka qenë një ditë apo dy. Kanë ardhur dy vajza. Ka qenë televizioni i njëjtë suedez. Po ashtu, nuk e di nga kanë dalë ato shuma që i përmendin ato. Gazetarët nga Shqipëria i shpikin gjërat, i formulojnë vetë dhe kjo nuk është e drejtë sepse po e dëmtojnë dikë”, – thekson Leci. Liridoni thekson se në video shfaqen vetëm foto dhe jo fjalët e tij, për çka të gjithën e quan trillim.  -“Të dy gazetaret janë nga Shqipëria dhe kishin ardhur për të bërë reportazh me një lojtar profesionist. Kam luajtur jashtë dhe që jam kthyer këtu, kurse as që kam përmendur Dukën. Ato e kanë formuluar vetë. Në video nuk dëgjohet zëri im fare, ka vetëm foto”, – shprehet prishtinasi. Liridon Leci akuzohet për trukime të ndeshjeve, derisa ishte pjesë e Landskronas, ekip i ligës së dytë të Suedisë.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?