FSHF mbledh Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë

PRAGUE, CZECHIA - SEPTEMBER 24: UEFA Executive Committee - Prague 2024 on September 24, 2024 in Prague, Czechia (Photo by Kristian Skeie - UEFA/UEFA via Getty Images)

Federata Shqiptare e Futbollit, bën me dije se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë një mbledhje zyrtare në Tiranë.

Eventi do të mbahet më 8 shtator 2025 dhe përbën një moment historik për futbollin shqiptar dhe vetë vendin tonë. Kjo do të jetë hera e parë, që Shqipëria pret një event të një rëndësie kaq të madhe, sa i përket mbledhjeve të UEFA-s.

Mbledhja e nivelit më të lartë të organit drejtues të UEFA-s në Tiranë do ta vendosë Shqipërinë në qendër të Europës. Kjo u bë e ditur këtë të martë, në mbledhjen që Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, mbajti në Pragë të Çekisë.

SHKARKO APP