FSHF ndryshon vendimin, 3 ndeshje do të luhen me drita këtë javë
FSHF ka hequr dorë nga vendimi për të mos lejuar ndeshjet nën dritën e prozhektorëve. Fillimisht u njoftua se ndeshjet e javës së 7-të të Kategorisë Superiore, do të zhvilloheshin në orën 14:00, por FSHF ka hequr dorë nga ky vendim, teksa kanë ndryshuar në këtë mënyrë dhe oraret e ndeshjeve. 3 prej të cilave do të luhen me drita.
Bëhet fjalë për sfidën me Skënderbeu-Luftëtari dhe Flamurtari-Tirana që do të zhvillohen ditën e shtunë në orën 17:00, si dhe Kukësi-Vllaznia që do të zhvillohet të dielën në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.
Java e 7-të
E shtunë
Partizani-Teuta ora 14:00
Flamurtari-Tirana ora 17:00
Skënderbeu-Luftëtari ora 17:00
E diel
Laçi-Bylis ora 14:00
Kukësi-Vllaznia ora 17:00