FSHF nuk dorëzohet, aplikon për të organizuar Superkupën në vitin 2020

UEFA ka bërë publike sot vendet kandidate për të organizuar Superkupën në vitin 2020. Mes 9 vendeve që kanë aplikuar për të marrë këtë eveniment, është edhe Shqipëria.

Vendi ynë ka kërkuar të marrë përsipër Superkupën me “Arenën Kombëtare”, e cila pritet të jetë gati gjatë vitit 2019. FSHF nuk heq dorë për të organizuar një turne të madh, pasi nuk mundi që të fitonte të drejën për të organizuar Superkupën e vitit 2019.

Disa nga vendet që kanë aplikuar për këtë event janë Bjellorusia, Finlanda, Franca, Israeli, Kazakistani, Moldavia, Irlanda dhe Portugalia. UEFA do të japë vendimin e saj në muajin maj të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?