FSHF reagon sërish, publikon përgjigjet e testeve të Memollës dhe Ismajlit

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar sërish me anë të një deklarate për shtyp për të sqaruar situatën te kuqezinjve, pasi testimeve të kryer ditën e djeshme. Në të saktësohet se asnjë futbollistë, as Memolla dhe Ismajli nuk kanë dalë pozitivë, duke i shoqëruar edhe me fotot e përgjigjeve të testeve.

“FSHF përgënjeshtron lajmin e rreme të shpërndarë nga tre media se tre futbollistë të Kombëtares shqiptare kanë rezultuar pozitiv në testin e COVID. Ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz.

Asnjë lojtar i kombëtares, pjesëtar i stafit apo anëtar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv. Bashkëngjitur edhe testet e futbollistëve të përmendur.

Swiss Digital Desktop Reklama

I bëjmë thirrje medias të distancohen nga këto lajme të pavërteta dhe nga kjo praktike aspak profesionale. Me poshtë përgjigjet për Ramadanin dhe Memollen”, shkruan FSHF.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?