FSHF seminar me zyrtarët e ndeshjeve për zbatimin e protokollit mjekësor

Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit zhvilloi një seminar informues me delegatët e ndeshjeve, ku është folur për protokollin mjekësor që ka përgatitur FSHF për zhvillimin e ndeshjeve pas përhapjes së Covid-19. Te pranishëm në këtë mbledhje ishin Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, dhe shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi.

Sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, në fjalën e tij informoi delegatët mbi takimet e zhvilluara me të gjithë drejtuesit e klubeve dhe detyrat që ata kanë për zbatimin e protokollit mjekësor, që është përgatitur nga FSHF e është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Shulku kërkoi nga zyrtarët e ndeshjeve që të tregojnë kujdes maksimal dhe theksoi se toleranca është zero në lidhje me zbatimin e protokollit mjekësor.

Drejtuesi i garave në FSHF, Lysien Nurishmi, bëri një prezantim të detajuar të detyrave dhe përgjegjësive që lindin për delegatët në organizimin e një ndeshjeve në kohë pandemie. Zbatimi dhe kushtet e protokollit mjekësor janë të njëjta për të gjithë, nga futbolli fëmijëve deri te Kategoria Superiore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?