FSHF, ultimatum 12 klubeve të Kategorisë së Parë
Federata Shqiptare e Futbollit u ka lëshuar ultimatumin e fundit skuadrave të Kategorisë së parë, duke u bërë të ditur 12 prej tyre se rrezikonin të përjashtoheshin nga aktiviteti nëse brenda ditës së mërkurë nuk plotësonin detyrimet.
Në një njoftim zyrtar të bërë nga federata, institucioni i futbollit ka publikuar listën e klubeve debitore, ku i ka paralajmëruar se kanë 24 orë kohë për të siguruar shlyerjen e borxheve.
Në të kundërt, shpjegon federata, vendi i tyre do të zihet nga skuadra të Kategorisë së Dytë.
Ja njoftimi i plotë i FSHF-së:
Pas vendimit qarkullues të Komitetit Ekzekutiv të FSHF, për shtyrjen e kampionatet kombëtare të Kategorisë së Parë i planifikuar për të nisur më datë 10 shtator dhe të Kategorisë së Dytë, i planifikuar për të filluar më datë 18 shtator, disa nga klubet kanë nisur të shlyejnë detyrimet e tyre. Vendimi i linte atyre afat që të plotësonin të gjitha detyrimet financiare dhe ato të liçensimit deri dje më datë 12 shtator.
FSHF, njofton se ka ende klube të cilat nuk kanë shlyer detyrimet financiare dhe nuk kanë plotësuar kriteret e liçensimit. Për këtë arsye dhe me kërkesë të tyre, është vendosur që atyre t’ju jepet edhe një mundësi e fundit, deri më datë 14 shtator.
Pas këtij afati, skuadrat që nuk kanë plotësuar kriteret e liçensimit, nuk do të përfshihen në short dhe rrjedhimisht nuk do të marrin pjesë në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë. Këto skuadra do të zëvendësohen nga ekipe të Kategorisë së Dytë, në bazë të meritës sportive. Për këtë arsye, po publikojmë edhe listen me ekipet që nuk kanë plotësuar kriteret e licencimit e nuk kanë shlyer detyrimet financiare:
Klubet e futbollit që nuk kanë plotësuar detyrimet financiare dhe kriteret e licencimit deri në datë 13.09.2016 janë:
Kategoria e Pare Gr A
1.KF Adriatiku
2.KF Burreli
3.KS Kastrioti
4.K.F Kamza
5.KF Shenkolli
Kategoria e Pare Gr B
1.KF Bylis
2.KF Pogradeci
3.KF Elbasani
4.KF Shkumbini
5.KF Sopoti
6.KF Turbina
7.FK Dinamo.
KOHA JONË SONDAZH

